Sejdiu emërohet trajner në skuadrën e Ligës së Parë
Gani Sejdiu është emëruar trajneri i Phoenixit. Klubi nga Banja e Pejës ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Mitrovica, i cili së fundmi udhëhoqi Vëllaznimin.
Sejdiu gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Trepçën ’89, Trepçën, Vushtrrinë, Feronikelin, Besën, Ballkanin dhe Renovën e Maqedonisë së Veriut.
“Ju njoftojmë qe në sezonin e ardhshëm drejtimin e skuadrës tonë e merr trajneri i mirënjohur Gani Sejdiu. Klubi ynë gjithë punën dhe përpjekjet për inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar ia beson trajnerit Gani Sejdiu i cili mbartë në vete trofe të shumta të fituara nëpër klube të mëdha kosovare. Kryesia e klubit si dhe ekipi i lojtarëve e mirëpresin dhe i urojnë mirëseardhje trajnerit. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e FC Phoenix-Banjë.