Sejdiu: Ende s’i kemi marrë ftesat për Kuvendin e së shtunës
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për emisionin Frontal në T7 ka folur për procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK që finalizohet të shtunën, derisa ka pohuar se ai është i gatshëm që të marrë rolin e udhëheqjes në parti.
Sejdiu ka deklaruar në T7 se në Kuvend të përgjithshëm duhet të nxjerrën mësimet dhe të bëhet një punë e mirë, derisa ka konfirmuar se deri më tani nuk i kanë marrë ftesat për të shtunën, kur edhe do të zgjidhet kryetari.
“Kuvendi zgjedhor i përgjithshëm duhet t’i nxjerrë mësimet dhe të bëjë një punë të mbarë. Kjo është një kohë shumë e shpejtë ende ne nuk kemi marrë ftesat, për vetë kuvendin që duhet të jetë pas tre ditës dhe të dihet mirë skenari, rendi i ditës që janë të nevojshme për secilin kandidat”, ka thënë Sejdiu, raporton Gazeta Express.
“Me një situatë të brishtë politike me një situatë të tillë ekonomike, dhe parimisht besimi në një parti politike që të përfundojë një proces në mënyrë të mbarë, është tepër e rëndësishme dhe nëse ka tension ato të zbresin dhe të mos jenë arma e komunikimit. Te jetë pjesa e debatit normal. LDK me 30 vjetësishin e saj është prijetare e procesve demokratike”, ka shtuar tutje, derisa ka pohuar se nuk ka të finalizuara kandidatura deri më tani, por, që ai është i gatshëm që të marrë barrën e udhëheqjes.