Sejdiu i shqetësuar: Marre që s’po e kuptojmë se në Hagë po gjykohet krejt lufta e popullit për liri

05 dhjetor 2024 | 22:04

Opinionisti Dardan Sejdiu ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e vetëdijes publike rreth procesit që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Rubikon, ai ka theksuar se ky proces nuk është vetëm një gjykim për individët e akuzuar, por një përpjekje për të rishkruar historinë e luftës çlirimtare të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Sa pak jehonë shohim dhe kemi në opinionin publik përgjithësisht”.

”Duhet të na vijë marre si shoqëri, që nuk kemi një kuptim serioz të gjykimit që po bëhet. Sepse gjykimi nuk po bëhet veç për këta katër njerëz. Nuk janë duke u gjyku, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi – se shpallet fajtorë, gjithë përpjekja për liri, gjithë lufta gjithë angazhimi i gjithkujt në këtë organizim, shpallet fajtor”.

”Kjo ka efekt të jashtëzakonshëm edhe në mënyrën se si ne në të ardhmen flasim për një angazhim i cili ka qenë komplet çlirimtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, i cili është edhe njëherësh…