Sejdiu: Ja çka ndryshuam për të marrë pikë ndaj Ballkanit
07 qershor 2020
| 19:00
Drenica e ndali Ballkanin, pasi i mori pikë në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë (0-0).
Trajneri Gani Sejdiu i ka përgezuar lojtarë kuqezi për angazhimin e madh.
“Kemi ardhur për të marr pikë dhe këtu nuk kishe fshehtësi. Kemi ndryshuar sistemin e lojës për dallim me Prishtinën, dhe i’a dolëm të marrim një pikë shumë të vlefshme. Ju e dini që tabela nuk na jep komoditet dhe duhet të luhet në këtë mënyrë të diciplinuar për të ardhur te rezultati. E dinim qe Ballkani do te na bëjë presion të madh, dhe detyrimisht do të duhej të mbroheshim, andaj i përgëzoj lojtarët e mi për angazhimin dhe pikën e fituar”, ka deklaruar Sejdiu.
(V.Z / Epoka e re)