Sejdiu kërkon debat parlamentar për sanksione ekonomike dhe politike ndaj Serbisë
Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, bashkë me 12 deputetë të tjerë i kanë dërguar kryekuvendarit Kadri Veseli, kërkesën për debat parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.
Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Siapas tij, zjarri duhet të luftohet me zjarr.
“Zjarri të luftohet me zjarr!
“I mbështetur nga 12 kolegë deputetë të tjerë nga radhët e opozitës (shih nënshkrimet), sot dorëzova në Kuvend të Republikës së Kosovës Kërkesën për Debat Parlamentar lidhur me nevojën urgjente për vendosje të Sanksioneve Ekonomike (përfshirë Embargon) dhe Sanksioneve Politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti. Si edhe shihet në arsyetim, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës, i intensifikuar sidomos kohëve të fundit, duhet të merr përgjigje të ashpër nga Kosova. Thjeshtë, e drejta e Kosovës për tu vetmbrojtur nga agresioni i drejtpërdrejtë i Serbisë mbizotëron çfarë do oblgimi ndërkombëtar që Kosova mund të ketë marrë përmes marrëveshjeve bilaterale apo multilaterale”, ka shkruar Sejdiu.