Sejdiu konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se interesim për të kandiduar për kryetar të LDK-së kishte edhe në vitin 2015, por u pengua atëherë.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka shprehur gatishmërinë e tij për të kandiduar për të parin e LDK-së, siç thotë ai “për të dhënë kontributin tim më të mirë dhe më të plotë që gjendet në personin tim”.
Ai ka thënë se megjithatë kandidaturë formale nuk ka bërë ende.
“Ajo do të ndodh në Kuvend, dhe do të shoh të gjithë elementet e nevojshme që janë për mua… Dëshira ime është që ai kuvend të shkojë mbarë. Të jetë i suksesshëm dhe të nxjerrë konkludime të mira edhe në kuptimin e nxjerrjes së strukturave të mira”, tha ai, përcjell Telegrafi.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/658875724591631/