Sejdiu konfirmon largimin nga Trepça ‘89

04 dhjetor 2017 | 16:27

Trajneri Gani Sejdiu dhe drejtuesit e Trepçës ’89 nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin pranverorë.

Trajneri Gani Sejdiu e ka konfirmuar të hënën për “Epokën e re” largimin nga skuadra e Trepçës ’89, kurse e ka përjashtuar çdo opsion tjetër për të drejtuar këtë klub edhe në pjesën tjetër të këtij edicioni garues.

“Jam larguar nga Trepça ’89, pasi marrëveshja ishte vetëm deri në ndeshjen ndaj Feronikelit. Jemi ulur kemi biseduar, por nuk kemi arritur marrëveshje që të vazhdojmë marrëveshjen dhe tash jam trajner i lirë. E përjashtojë çdo mundësi që të drejtojë këtë klub edhe në sezonin pranveror”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur për ofertat dhe të ardhmen e tij, Sejdiu ka thënë se është gati për të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër. “Tash ka përfunduar sezoni vjeshtor dhe ende nuk kam pasur ndonjë kontakt më njërën prej klubeve në vend. Megjithatë, jam gati të shqyrtojë çdo ofertë që vjen”, ka deklaruar Sejdiu.

(Veton ZYMBERI)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlo Ancelotti ka zhgënjyer italianët të cilët do e donin…