Sejdiu: Kosova do ta ruajë përherë në memorie presidentin Chirac
26 shtator 2019
| 13:38
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë me dije se me pikëllim ka mësuar lajmin për vdekjen e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova do ta ruajë përherë në memorie ish-presidentin francez, si një përkrahës i lirisë dhe paqes.
“Populli i Kosovës do ta ruajë përherë në memorie Presidentin Chirac si një përkrahës të madh të lirisë, paqes dhe vlerave demokratike.
Mbështetja e presidentit Chirac dhe e Francës, ishte jetike në momentet më të rëndësishme për vendin tonë.
Familjes Chirac dhe popullit të Francës iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti e bekoftë Presidentin Jacques Chirac!”, ka shkruar Sejdiu.