Sejdiu: Kosovës s’i duhen kompromise të reja me Serbinë
08 korrik 2018
| 16:03
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se vendit tonë nuk i duhen kompromise të reja me Serbinë.
“Unë mendoj se Kosova i ka bërë kompromiset e veta. Janë kompromise, të cilat janë dhënë me Pakon e Ahtisarit… Keni parasysh formulat, të cilat nuk i gjejmë në asnjë shtet tjetër, për mënyrën e qeverisjes, për praninë e komuniteteve pakicë, për të drejtat e tyre, posaçërisht nëse e marrim komunitetin serb”, ka thënë Sejdiu në intervistën për “Radion Evropa e Lirë”.
Sejdiu ka thënë se për tema të mëdha siç është dialogu me Serbinë duhet të ketë konsensus të spektrit politikë në Kosovë.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/sejdiu-kosov%C3%ABs-s-i-duhen-kompromise-t%C3%AB-reja-me-serbin%C3%AB-/29347582.html