Sejdiu: LDK-ja duhet të ketë qëndrim të qartë rreth dialogut

23 dhjetor 2018 | 23:16

Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se LDK-ja duhet të ketë qëndrim të qartë sa i përket dialogut me Serbinë.

“Ajo që unë kam thënë është se unë mendoj se LDK-ja duhet të ketë qëndrim të qartë rreth dialogut të tillë dhe jo të ketë qëndrime të ndryshme siç janë paraqitur herë-herë gjerë më tani”, ka thënë Sejdiu nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku reagoi ndaj një lajmi të publikuar nga “Klan Kosova”.

“Me dashje apo pa dashje janë prerë qëndrimet e mia sa i përket dialogut dhe fjalia e thënë se “LDK-ja s’duhet të humb asnjëherë shansin e vetë që të jetë prijetare në procese të mëdha”, ka të bëjë me kontekst tjetër për proceset e përgjithshne dhe jo të interpretohet ashtu siç ka vepruar gazetari i Klanit. Nga ajo që doli dhe karshi saj nga ajo që kam thënë, del se fjalitë e mia janë prerë dhe qëllimisht janë venë në kontekste të tjera”, thuhet në reagimin e Sejdiut.

https://www.facebook.com/124649610633/posts/10161220204235634/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, ka deklaruar se forcat speciale…