
Sejdiu: Me 365 milionë euro nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike
13 gusht 2020
| 21:32
Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për Rimëkëmbje Ekonomike është shumë e vogël për vendin.
Përmes një postimi në “Facebook”, Sejdiu ka thënë se edhe një autodidakt në ekonomi mund të ju mbajë leksione se me 1 milionë euro në ditë nuk mundet të bëjnë rimëkëmbje ekonomike.
“365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milionë euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi. Go home, you are drunk”, ka shkruar Sejdiu.