Sejdiu nënshkruhet në Librin e Zisë me rastin e vdekjes së ish-presidentit Ahtisaari

19 tetor 2023 | 13:12

Presidenti i Republikës së Kosovës në vitet 2006-2010, Fatmir Sejdiu, sot u nënshkrua në Librin e Zisë, në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, duke shprehur ngushëllime dhe kujtuar me pietet, personalitetin dhe kontributin e ish-presidentit Marti Ahtisaari dhënë për pavarësinë e Kosovës.

Po kështu presidenti Sejdiu i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së ish-presidentit Ahtisaari.

Në telegram ai shkruan: “E nderuara Familje Ahtisaari, Mora me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit Martti Ahtisaari, burrështetasit shembullor finlandez si dhe diplomatit nga më të shquarit e kohës sonë, krijuesin e paepur të paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve. Presidenti Ahtisaari do të kujtohet përherë nga qytetarët e Kosovës si personalitet që nuk kurseu gjithë energjinë e tij për pavarësimin dhe shtetbërjen e Kosovës si zgjidhje dhe vullnet i qytetarëve të saj. Unë dhe qytetarët e Kosovës, gjithmonë do ta vlerësojmë si thesar të çmuar kontributin e Tij si dhe rolin që luajti për mirëqenien e vendit tonë. Isha me fat që kisha mundësinë të punoj me te dhe kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i dashur. Ju lutem, në këto çaste të pikëllimit Tuaj, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriut tuaj të dashur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…