Sejdiu: Nesër do t’i prezantojmë të gjitha dëmet e marrëveshjes për TC “Kosova e Re”
Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve (GDP), Dardan Sejdiu, ka bërë me dije se nesër (e hënë) ky grup parlamentare do t’i prezantojë të gjitha faktet rreth marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Duke finalizuar prezantimin për interpelancë në lidhje me marrëveshjen për termocentralin ‘Kosova e Re’! Kjo interpelancë është në rend të ditës në seancën e radhës, seancë kjo që fillon nesër! Në këtë interpelancë grupi ynë parlamentar do të prezantojë gjitha dëmet e kësaj marrëveshjeje, duke filluar nga shkeljet ligjore përgjatë procesit, dëmet buxhetore, pasojat ekonomike, e deri te pasojat në punësim dhe faturat tona!”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Interpelanca për TC “Kosova e Re” është thirrur nga Grupi i Pavarur i Deputetëve (GDP).