Sejdiu nuk përmbahet nga lotët duke treguar se si Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë
Dëshmitari dhe familjari i viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, Tefik Sejdiu nuk i është përmbajtur lotëve derisa ka treguar se si Oliver Ivanoviqi ia mori familjarët për t’ia vrarë.
Sejdiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se së pari Ivanoviq e ka kërkuar djalin e axhës së tij, e pastaj axhën e tij. Por, Sejdiu nuk arriti të tregojë shumë pasi nuk mundi të iu përmbahet lotëve.
“Ne kemi shit para ndërtesës cigare në tezgë, ai u ardh ka marrë cigare. Po e kemi parë. Ai e ka pas kapuçin njëherë kështu, masi që tregoi edhe Flora, e ka qit tani maskën komplet në ftyrë. I kam parë duke i marrë familjarët e mijë. Së pari e ka thirr djalin e agjës me gisht, ai u shku, e ka shtre për toke, mas 1 minuti, e ka thirr axhën, kontakt të automatit”.