
Sejdiu pas tryezës së LDK-së: Ky është një hap përpara
25 prill 2018
| 17:20
Shefi i grupit parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP), Dardan Sejdiu, ka thënë se në tryezën e organizuar nga Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë dakorduar që të vazhdojnë me takime të tilla.
“Ky është një hap përpara. Jam i bindur se këto takime do të vazhdojnë. Ka tema që secili subjekt i tha mendimet e veta dhe mos pajtimet mbi ato që po konsiderohen çështje të madha. Ndër temat kryesore është edhe modeli ekonomik që e kemi në Republikë. Nëse kemi dakordim kështu mund të diskutojmë edhe për zgjedhje”, ka thënë Sejdiu.
/Epoka e re/