Sejdiu për korrigjimin e kufirit me Serbinë: Cila është esenca e kësaj ideje?
19 tetor 2018
| 13:50
Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka folur rreth ngjarjeve të fundit, me theks të veçantë për marrëveshjet Kosovë-Serbi, konkretisht për idenë e ndryshimit të kufirit.
“Nuk mund të mos respektohet kushtetua, e me vonë të shohim se a është në rregull marrëveshja apo jo. Është problem i madh. Pa mendimin e organeve më të larta kushtetuese nuk bën të vazhdohet tutje”.
“Cila është esenca e asaj ideje qe po korrigjojmë territore? Po marrim diçka e s’po japim asgjë!”, ka deklaruar Sejdiu.