![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/Dardan-Sejdiu.jpg)
Sejdiu: Përgjatë fushatës së LVV-së është bërë thirrje për konflikt
10 shkurt 2025
| 21:50
Analisti, Dardan Sejdiu ka thënë se në 60 ditë fushate të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë konstant thirrja për konflikt.
Në emisionin “Rubikon”, Sejdiu thotë se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet, transmeton Klankosova.tv.
“Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj nuk duhet me ra në grackë. Gracka është provuar 60 ditët e fundit. Nëse e keni parë fushatën, 60 ditët e fundit është thirrja për konflikt, thirrje, thirrje, thirrje. Këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha ai.