
Sejdiu: Senatori McCain dha kontribut të madh për pavarësinë e Kosovës
26 gusht 2018
| 17:31
“I pikëlluar me vdekjen e senatorit John McCain”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Ai ka pohuar se senatori McCain do të kujtohet si njeri që dha kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kujtimin për të do ta ruajmë përherë. Zoti e bekoftë senatorin McCain”, ka shkruar Sejdiu.