
Sejdiu shkruan pas shërimit nga Covidi, ku qëndroi për një javë në Infektivë
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar se pas një jave ku ishte i shtrirë në Klinikën e Infektives në QKUK së bashku me bashkëshorten e tij pas infektimit me Covid-19, ai tashme është ka marrë vetën nga ky virus.
“Të dashur miq,
Javën që shkoi, nga e Mërkura e deri sot, meqë ishim infektuar me Covid 19, unë dhe bashkëshortja ime u detyruam të shtrihemi për shërim në Klinikën Infektive të QKUK.
Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë ekipet e mjekëve dhe gjithë personelin tjetër shëndetësor të cilët nën udhëheqjen e Prof. Dr. Sali Ahmetit, në repartin e të cilit ishim, u angazhuan me gjithë mundësitë e tyre prej ekspertësh të fushës për të ndihmuar shërimin tonë. Dhe ia kanë dalë.
Të dashur miq,
Një ndihmë të pazëvendësueshme na e keni dhënë edhe ju nëpërmjet inkurajimit të përditshëm me telefon, SMS dhe me mënyra të tjera të komunikimit.
Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Sejdiu.