Sejdiu: Takimi në Uashington është sikur ai vici me luftën në Slloveni

31 gusht 2020 | 14:23

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se Serbia është e domosdoshme për elitën politike në Kosovë.

Duke komentuar takimin e Uashingtonit i cili pritet të mbahet më 4 shtator, Sejdiu ka theksuar se pa Serbinë elita politike në vendin tonë nuk ka asgjë për të thënë, raporton “Epoka e re”.

“Ky takimi në Uashington për marrëveshje ekonomike është sikur ai vici me luftën në Slloveni, tha na u bojshim kishe po i sulmojmë, e ata kishe po mbrohen! Partneri kryesor tregtar i Kosovës tash e 21 vite është Serbia, indikator më të mirë të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve se ky nuk ka! Serbia është e domosdoshme për krejt elitën politike në Kosovë, pa të nuk kanë asgjë për të thënë asnjëri! Vetëm paramendojeni një Kosovë ku dialogu me Serbinë nuk është temë, çka kishin fol këto kuadro deficitare”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti të hënën ka…