Sejdiu, trajner i Trepçës
15 gusht 2018
| 12:17
Skuadra e Trepçës në futboll e ka angazhuar ish-lojtarin e saj, Isuf Sejdiun në pozitën e trajnerit të juniorëve.
“Me informatat të cilat i janë ofruar klubit për punë e mirë që ka bërë ish-lojtari ynë me grupmoshat e reja arritëm marrëveshje për ta angazhuar si trajner i juniorëve. Trajnerit të ri i urojmë mirëseardhje dhe suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Trepçës.
Ndryshe, Isuf Sejdiu është djali i trajnerit të njohur dhe suksesshëm në Kosovë, Gani Sejdiut.
/Epoka e re/