Sejdiu, trajner i Vëllaznimit
20 korrik 2022
| 11:33
Gani Sejdiu është emëruar trajner i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova për vitin 2022/23.
“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubin për sezonin 2022/23. Edhe pse ka pasur shumë oferta nga shumë klube ai ka thënë se për Vëllaznimin do të jem i gatshëm. Një trajner si Sejdiu që është i cilësisë së lartë është nder dhe respekt ta kemi në klub”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi.