Sejdiu uron Pavarësinë e Kosovës, kërkon kujdes të shtuar ndaj ndërkombëtarëve

17 shkurt 2025 | 09:55

Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien për shtet të lirë.

“Kosova është një përmbushje e ambicieve, e dashurisë apo vullnetit për të mbërrite për t’u demonstruar si shtet i lirë”, ka thënë ai në RTK.

Sejdiu ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me qëndrimet shtetërore ndaj arenës ndërkombëtare.

“Në dialog të reflektojë interesi i cili kapërcen kufijtë partiak. Nëse një elitë politike kornizohet me kufijtë partiak, është e rrezikshme nëse lihet pjesa tjetër anash, jo për vota por për çështje zhvillimi”, ka thënë Sejdiu i cili në 2008 ka qenë president në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar…