Sejdiu: Vendosja e flamurit të shtetit të origjinës në produkte, ndër punët e mira të PSD-së
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sjediu, ka thënë se njëra ndër punët e mira që kanë bërë deputetët e kësaj partie është futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim.
“Një nga punët që kemi bërë në Kuvend është edhe futja e një neni në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit ku kërkohet vendosja e flamurit të shtetit të origjinës së produktit bashkë me çmim! Sot në pikat e shitjes gjithandej Kosovës mund te vendosni në mes të prodhimeve vendore (foto 1), e kështu të ndihmoni punësimin dhe ekonominë e vendit, apo edhe të vazhdohet me konsumin e produkteve tjera (foto 2)! Vendimi është individual, por benefitet mund të jenë kolektive! Duaje tënden”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/