Sejdiu: Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë
28 gusht 2018
| 19:55
Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu në një intervistë për “Telegrafin”, ka folur për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Duke komentuar listën e fryrë të veteranëve dhe letrën e dorëheqjes të ish prokurorit Elez Blakaj, Sejdiu ka thënë se vettingu është i domosdoshëm.
“Si PSD para dhjetë ditësh në konferencë për media kemi dalë me kërkesë për vetting. Vettingu është i domosdoshëm, duhet bërë pastrimi i drejtësisë, pa vetting sistemi prokurorial dhe i gjyqësisë nuk mund të ecë përpara”, ka thënë Sejdiu.