Sekretari amerikan, Antony Blinken dënon dhunën kundër KFOR-it dhe veprimet përshkallëzuese në veri të Kosovës
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken ka thënë se dhuna është e papranueshme e ndodhur dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.”, është thënë në deklaratën per medie nga sekretari i shtetit amerikan, Blinken.
Ndërsa ka theksuar se vendimi i Qeverisë së Kosovë që më forcë të hyjë në ndërtesat komunale ka përshkallëzuar tensionet në mënyrë të panevojshme.
Tutje ai ka pasur dy kërkesa ndaj Qeverisë e Kurtit, për të siguruar që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.
Numri dy i SHBA’së ka bërë thirrje gjithashtu që Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.
DEKLARATË NGA SEKRETARI ANTHONY J. BLINKEN
Sekretari amerikan, Anthony Blinken dënon dhunën kundër KFOR-it dhe veprimet përshkallëzuese në veri të Kosovës.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.
Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.