
Sekretari amerikan i Mbrojtjes urdhëron ndalimin e ofensivës kibernetike kundër Rusisë
Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-s, Pete Hegseth ka urdhëruar një pauzë në operacionet kibernetike kundër Rusisë në udhëzime të reja për Komandën Kibernetike të SHBA-së, kanë thënë zyrtarët për partnerin amerikan të “BBC”-së, “CBS News”.
Arsyetimi i udhëzimit nuk është deklaruar publikisht dhe nuk është e qartë se sa kohë mund të zgjasë ndalimi, me Departamentin e Mbrojtjes që ka refuzuar të komentojë vendimin.
Direktiva është thënë se ka ardhur përpara përplasjes në Zyrën Ovale të Trumpit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten
Sipas publikimit të sigurisë kibernetike, “The Record”, i cili ka raportuar i pari lajmin, qindra ose mijëra personel mund të preken nga urdhri i Hegseth. Operacionet që synojnë forcimin e mbrojtjes dixhitale të Ukrainës ka të ngjarë të jenë në mesin e atyre që preken.
Direktiva lë pikëpyetje mbi fuqinë e luftimit të ShBA-së në arenën kibernetike kundër hakerave të supozuara ruse, ndërhyrjeve në zgjedhje dhe përpjekjeve sabotuese që kanë shënjestruar vendet perëndimore që kanë mbajtur anën e Ukrainës gjatë luftës.