Sekretari amerikan i Shtetit inspekton ushtrinë ukrainase

07 shtator 2023 | 20:45

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka vizituar ushtrinë e Ukrainës për të vlerësuar kundërofensivën e këtij shteti ndaj Rusisë dhe ka sinjalizuar se SHBA-ja do të vazhdojë përkrahjen ushtarake.

Blinkeni ka vizituar bunkerin që përdoret nga ushtria dhe është shoqëruar nga udhëheqësit ushtarakë të Ukrainës. Para Blinkenit janë prezantuar jelekët antiplumb, armë dhe automjete ushtarake.

Blinkeni gjithashtu ka mbikëqyrur punën e ekipeve të çminimit në rajonin e Kievit, teksa ka konfirmuar se SHBA-ja do të ofrojë 90 milionë dollarë asistencë për çminimin në Ukrainë. SHBA-ja ka njoftuar se do të dërgojë armatim të shumëkritikuar për Ukrainën si pjesë e pakos së re ushtarake në vlerë prej 1 miliard dollarëve.

Rusia kishte kundërshtuar armatosjen e Ukrainës me tanket amerikane Abrams me municionin e fuqishëm blindshpues.

Ky municion është i bërë nga uraniumi i varfëruar.

Ndërkaq ka vazhduar bombardimi i qyteteve ukrainase nga Rusia. Të mërkurën janë vrarë së paku 17 persona nga bombardimi i një qyteti ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fred Abrahams përpiloi raporte në emër të “Human Rights Watch”…