Sekretari amerikan i Shtetit: ISIS-i është fuqizuar në disa rajone
20 gusht 2019
| 16:13
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka pranuar se grupi militant ekstremist Shteti Islamik (ISIS) po fuqizohet në disa rajone, mirëpo shtoi se kapacitetet e grupit militant për të kryer sulme janë zvogëluar.
“Është çështje e komplikuar. Padyshim se ka vende ku IS është më i fuqishëm sot sesa ka qenë tre apo katër vjet më parë”, ka thënë Pompeo në një intervistë për “CBS”.
Por, ai ka theksuar se kalifati i vetëshpallur nga ana e grupit është mposhtur, dhe se kapacitetet për të sulmuar janë bërë shumë më të vështira.
Grupi militant ka marrë përgjegjësinë për sulmin gjatë fundjavës në Kabul të Afganistanit, ku humbën jetën 63 persona dhe 182 të tjerë u plagosën.