Sekretari amerikan i Shtetit: Qasja e Trumpit ndaj Kinës ishte e drejtë

09 shkurt 2021 | 16:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se edhe pse stili i tij ishte i gabuar, qasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kinës ishte e drejtë.

Blinkeni duke iu përgjigjur pyetjeve të Wolf Blitzer në televizionin amerikan “CNN”, ka theksuar se ShBA-ja duhet të vendosë marrëdhëniet e saj me Kinën nga një pozicion i fuqishëm, qoftë në bashkëpunim, konkurrencë apo marrëdhënie kundërshtare, transmeton “Anadolu Agency”.

Duke vlerësuar marrëdhëniet me Kinën, Blinkeni ka dhënë një vlerësim ndaj ish-presidentit Trump.

“Nëse jemi të drejt ndaj presidentit Trump, qasja e tij e ashpër ndaj Kinës ishte e drejtë. Kjo ishte e drejtë. Mënyra se si e bëri ishte gabim por principi themelor ishte i drejtë”, ka thënë Blinkeni.

Ai ka treguar se për të krijuar një marrëdhënie nga pozitë e fuqishme me Kinën, Uashingtoni duhet të përforcojë aleancat e tij.

“Kur shkelen të drejtat e popujve ujgurë në rajonin Xinjiang ose abuzohet demokracia në Hong Kong ne duhet të jemi të pozicionuar ushtarakisht për të parandaluar një sulm të mundshëm dhe duhet të investojmë në njerëzit tanë për të konkurruar në mënyrë efektive. Nëse i bëjmë të gjithë këto dhe kur të gjithë këto do të jenë nën kontrollin tonë, mund të krijojmë marrëdhënie nga një pozitë e fuqishme me Kinën”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivitetin e parë të vitit 2021 Përfaqësuesja U21 do ta…