
Sekretari i AAK-së: Kurti kopjoi modelin e Haradinajt për 15 ministri
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të Vetëvendosje dhe LDK-së.
Ai ka thënë se kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka kopjuar modelin e qeverisë Haradinaj për 15 ministri.
“Albin Kurti, gjatë gjithë fushatës zgjedhore e ka proklamuar para populli se do të bëjë qeveri me 12 ministri, kurse sot e ka kopjuar në Projektligjin e qeverisë modelin me 15 ministri të cilin e ka hartuar Qeveria Haradinaj, proces të cilin e kam udhëhequr unë me kolegë të qeverisë. Këtë model e kam prezantuar edhe zyrtarisht me 25 shtator 2019. Sot, është dita për të uruar marrëveshjen për Qeverinë e re, por, kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë se përgjegjësia e fjalës është më e madhe se synimet afatshkurta politike për pushtet”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/