Sekretari i AAK-së: Në zgjedhje garojmë vetë, presidenti ta caktojë datën
Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar të caktohet data e zgjedhjeve nacionale. Po ashtu, ai ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi të nisë konsultimet me partitë politike për t’u dakorduar për ditën se kur do të votohet.
Ai ka thënë se kanë raporte te mira me Nismën Socialdemokrate dhe PSD-në, por në zgjedhje do të shkojnë pa koalicione parazgjedhore.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhje synon të garojë vet dhe t’i fitojë zgjedhjet parlamentare. Si subjekt politik dhe si strukturë organizative politike asnjëherë nuk kemi qenë më të fortë dhe të konsoliduar. Ne kemi marrëdhënie të mira politike me PSD-në, Nismën dhe AKR. Bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe partneriteti politik në nivel kolegial”, ka thënë Tahiri për “Express”.