Sekretari i AKR-së pret në takim delegacionin e deputetëve të PS-së

14 dhjetor 2021 | 22:14

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Makolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se bashkëpunimi dhe ndihma e Shqipërisë është jetike për shtetin e Kosoves.

“Në këtë drejtim duhet të veprojmë nga ndjesia vllazërore”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Në mungesë të presidentit të AKR-ës z. Behgjet Pacolli i cili gjendet jashtë vendit, sonte kisha takim me delegacionin e deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari i Grupit Parlamentar, Z. Taulant Balla.
Ishte një bisedë e këndshme dhe shumë e frytshme, me tematika rreth situatës politike në të dyja vendet dhe në regjion, e që tangojnë me interesat e të dyja shteteve e në veçanti me ato të Kosovës.
Bashkëpunimi dhe ndihma e Shqipërisë është jetike për Shtetin e Kosoves, andaj në këtë drejtim duhet të veprojmë nga ndjesia vllazërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozëve do t’u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit të…