Sekretari i Federatës së Boksit: Donjeta e arriti normën olimpike duke mposhtur kampione bote e evropiane

10 mars 2024 | 10:42

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

Sekretari i Federatës së Boksit të Boksit, Latif Demolli në një prononcim të shkurtër për Klankosova.tv ka thënë se ishte rrugë e mundimshme për Donjetën.

“Ishte rrugë e mundimshme ku pas 4 dueleve me kundërshtare jashtëzakonisht të forta dhe kampione bote e Evrope Donjeta luanesha me zemër dhe punë, përkushtim dhe vullnetin për fitore arriti ta realizoj dëshirën dhe të fitojë normën Olimpike për Paris 2024”, u shpreh Demolli.

Përndryshe, Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ndërkohë, trajnerja Marjola Sallauka, ka thënë se është ditë e madhe si për Kosovën ashtu për shqiptarinë, sigurimi i normës së boksieres Donjeta Sadiku në olimpiadën e Parisit .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Anfield Road”, do të jetë arena e përballjes së dy…