Sekretari i Johnsonit: Ai po bën më mirë
06 prill 2020
| 10:28
Sekretari Robert Jenrick ka dhënë informacione për shëndetin e kryeministrit Boris Johnson, i cili u dërgua dje në një spital në Londër 10 ditë pasi testoi për koronavirus i doli pozitiv.
Duke folur në BBC Radio 4, Jenrick tha: “Kryeministri ka pasur simptoma të vazhdueshme për 10 ditë pasi testoi pozitivisht. Si rezultat i gjendjes së tij, shkoi në spital mbrëmë me këshillën e mjekut. Ky nuk ishte një pranim urgjent, ishte planifikuar pranimi që të kishte disa teste rutinë. Ato teste janë duke u zhvilluar dhe ai do të qëndrojë në spital për aq kohë sa duhet. Ai po bën më mirë dhe mezi pres që ai të kthehet mes nesh. Ai do t’i ndjekë këshillat e mjekëve dhe të infermierëve”.