Sekretari i KOK-ut takohet me presidenten e Komitetit Olimpik të Izraelit

11 shkurt 2022 | 11:59

Sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, takoi presidenten e KO të Izraelit, Yael Aradi

Në vazhdën e takimeve me drejtues të Komiteteve Olimpike Kombëtare, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, ka zhvilluar takim me presidenten e Komitetit Olimpik të Izraelit, Yael Aradi.

Në takimin e mbajtur në Pekin të Kinës, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, palët diskutuan për programet e të dyja Komiteteve Olimpike, pjesën profesionale të përgatitjes sportive, programet sportive në shtet, financimin etj.

Të dyja Komitetet Olimpike u pajtuan që të thellojnë bashkëpunimin, si dhe ta vizitojnë njëra-tjetrën në një të ardhme të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria Live – Bashkëshortja e Ilir Shaqirit, Emanuela Morini, ka…