Sekretari i Kuvendit pensionohet, Haradinaj i ndan mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet’
08 qershor 2023
| 11:12
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë pritur në takim lamtumirës sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili nesër del në pension.
Grupi Parlamentar i AAK-së ka falënderuar për punën e tij 17-vjeçare Krasniqin në tempullin e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke e falënderuar për punën e tij, theksoi se angazhimi i Krasniqit në të gjitha etapat, që nga shpallja e pavarësisë, në periudhën e mbikëqyrjes ndërkombëtare, në mbështetjen e tij për kalimin e ligjeve vitale për vendin, si Ligji për Ushtrinë, ka bërë që kryetari Ramush Haradinaj t’i ndajë mirënjohjen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.