Sekretari i Kuvendit takohet me drejtuesit e NDI-së
Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim zëvendësdrejtoreshën e NDI-së në Uashington DC, Shari K. Bryan dhe drejtorin e NDI-së për Evropë, Rob Benjamin.
Kjo vizitë është realizuar në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit 20-vjeçar ndërmjet Kuvendit dhe NDI e HDP-së.
Në takim është diskutuar për arritjet që ka shënuar Kuvendi në kuadër të projektit për partneritet në 20 parlamente.
Sekretari i Kuvendit është shprehur zyrtarëve të lartë të NDI-së falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin strategjik dhe mbështetjen e pakursyer që NDI dhe USAID i kanë dhënë ndër vite Kuvendit të Republikës së Kosovës në shumë fusha.
Krasniqi ka theksuar interesimin dhe gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa zëvendësdrejtoresha e NDI-së në Uashington DC, Shari K. Bryan Znj. Bryan është zotuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më të tutje.
/Epoka e re/