Sekretari i LDK-së përmend 7 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve
22 dhjetor 2020
| 14:48
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie ka përmendur 7 shkurtin e vitit 2021 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“E kemi përmendur janarin edhe më herët, por në kuadër të këtij procesi mos të hyjmë. Datat që sot i kam përmendur ka qenë edhe 7 shkurti, pra 40 ditë pasi të kalojë buxheti. Por, sidoqoftë ky ishte vetëm një takim preliminar”, ka thënë Abrashi.