Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë i bashkohet AAK-së
15 nëntor 2018
| 20:48
Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, të enjten iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik.
“Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës. Z.Feka i urojmë rrugëtim të mbarë!”, është bërë me dije në njoftimin e AAK-së.