Sekretari i Ministrisë së Tregtisë mohon se është shkarkuar nga ministri
29 gusht 2018
| 22:39
Sekretari i Ministrisë së Tregtisë, Burim Rreci, ka mohuar se është shkarkuar nga pozita e sekretarit të kësaj ministrie.
I kontaktuar nga gazeta “Zëri” Rreci thotë se deri më 5 shtator gjendet në pushim veror jashtë shtetit.
“Pushimin ma ka nënshkruar ministri. Unë gjendem në pushim vjetor. Unë nga mediat jam njoftuar kinse unë jam shkarkuar nga pozita e sekretarit. Kinse për ketë shkarkim unë, as kabineti im nuk ka asnjë njoftim. Unë kam qenë dhe mbetem sekretar”, ka thënë ai.
Rreci më tutje tregon se me ministrin Bajram Hasani ka pasur dhe ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm profesional.