Sekretari i NATO-s: Nesër flasim edhe për KFOR-in, dialogu Kosovë-Serbi s’po ecë siç do të donim

17 tetor 2024 | 11:00

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se në sesionin e dytë të takimit të Ministrave të Mbrojtjes gjatë së premtes, do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor e Kosovën.

Sipas “Klan Kosova”, ai ka thënë se në takim do të flitet edhe për KFOR-in.

Rutte mes tjerash është shprehur se duhet të jenë të vetdijshëm për tensionet në Ballkan, dhe se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecë siç do të kishin dashur.

“Nesër do të takohemi me 32-shen e ministrave të Mbrojtjes dhe aty ne do të jemi të fokusuar në çështjet tjera, përfshirë edhe KFOR-in.”

“Do të thotë se ne duhet të jemi të vetdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe faktin se procesi i dialogut mes Prishtinës dhe dhe Beogradit nuk është duke ecur siç do të donim ne, pra procesin e dialogut që ne e mbështesim”, citohet se ka thënë Rutte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten (sot) e të premten zhvillohen ndeshje të mbetura…