Sekretari i NATO-s pritet në takim nga presidentja Osmani
01 korrik 2021
| 14:53
Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka arritur në Presidencën e Kosovës, ku është pritur në takim nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, shefi i NATO-së do t’i shkojë në takim kryeministrit Albin Kurti.
Stoltenberg në kuadër të vizitës së tij në Kosovë është takuar me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka takuar edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.