Sekretari i NATO-s: Taksa nuk ndihmon, dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë (Video)

19 mars 2020 | 13:49

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se kjo organizatë mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se taksa 100 për qind nuk e ndihmon këtë proces.

“Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 për qind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë”, ka thënë Stoltenbergu përmes një video-konference kushtuar Raportit vjetor të aktivitetit të NATO-s për vitin 2019.

Ai ka thënë se NATO-ja mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë.

“Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon”, ka thënë Stoltenbergu.

https://www.facebook.com/jensstoltenberg/videos/206750177066045/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigantët më të mëdhenj të teknologjisë amerikane janë bashkuar për…