Sekretari i OKB-së niset për në Ukrainë
07 mars 2023
| 15:46
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres është nisur për në Ukrainë që të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ky është udhëtimi i tretë i tij qysh nga fillimi i agresionit rus, njofton zëdhënësi i tij, shkruan “AFP”.
“Sekretari gjeneral sapo ka arritur në Poloni rrugës për në Ukrainë”, ka thënë Stephane Dujarric në deklaratë për shtyp.