Sekretari i OVLUÇK-së flet për bastisjet që po bën EULEX-i
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka treguar për bastisjen që po bëhen nga EULEX-i në zyrat e kësaj organizate.
Ai ka thënë para gazetarëve se policia e EULEX-it nuk u ka prezantuar ndonjë dokument për këtë bastisje, raporton “Epoka e re”.
“Isha duke pi kafe në zyre te Xhavit Jasharit dhe pastaj pash që korridori u mbush me këta zotnit”, ka thënë Klinaku.
Ai ka treguar se me ta është edhe hetuesi i Gjykatës Speciale, i cili më herët i ka marrë dosjet e publikuar në këto zyre.
“Jeni duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë. Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, është shprehur Klinaku.