Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nesër vjen në Kosovë

30 qershor 2021 | 15:44

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë nesër (e enjte) në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenbergu do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Ai do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.  Po ashtu, Stoltenbergu do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci,ka…