Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot shkon në Sarajevë

10 mars 2025 | 07:52

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bosnjë-Hercegovinë.

Rutte do të takohet me zyrtarë të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë kryetaren dhe anëtarët e Presidencës së BeH, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në kampin Butmir, ku do të takohet me komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Rutte do t’u drejtohet edhe studentëve në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Shkencave Politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhamia e Ballies në qytetin e Elbasanit, pak ditë më…