Sekretari i përgjithshëm i NATO-s viziton sot Shqipërinë
02 qershor 2019
| 11:28
Sekretari i përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Pas vizitës në Tiranë, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut.