Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Bota nuk mund ta përballojë një tjetër luftë

14 prill 2024 | 12:18

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka dënuar ashpër sulmin e Iranit të nisur ndaj Izraelit.

Ai bëri thirrje që të dy shtetet të ndërkrejnë armiqësinë menjëherë.

“Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, tha ai për United Nations.

Ndryshe, Guterres potencoi se gjithmonë ka theksuar se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person në Majac të Podujevës ka pësuar lëndime trupore…